E njoftojmë opinionin publik lidhur me shkrimin e botuar në portalin Indeksonline, ku janë prezantuar të dhëna të mangëta, e që është thënë se Arjeta Islami-Muja është avancuar në pozitë.
Kjo nuk qëndron për arsye se punonjësja në fjalë është Udhëheqëse e Divizionit për Integrim Evropian në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.
Ajo ditë më parë është emëruar Ushtruese e detyrës së Drejtorit në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (ku është udhëheqëse e Divizionit) dhe se kjo nuk është avancim në pozitë, por është vetëm ushtrim i detyrës së drejtorit deri në një vendim tjetër.
Punonjësja në fjalë është emëruar në pozitën e Ushtrueses së detyrë së Drejtorit për shkak se drejtori i këtij departamenti është emëruar Ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm.