Zëvendësministri Arifaj mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga MINT

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, mori sot pjesë në punëtorinë e organizuar nga MINT, me mbështetje të Projektit të GIZ “EU4Business: Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, ku u diskutua për Kornizën Ligjore Teknike e cila mbulon Makineritë, respektivisht Fuqizimin e tregut vendor përmes rregullave teknike dhe mbikëqyrjes së tregut.

Në këtë punëtori Arifaj, në fjalën e tij hyrëse, foli rreth qartësimit të rrugës për harmonizimin dhe implementimin e  legjislacionit mbi fushat e legjislacionit teknik për produktet jo ushqimore e cila është pjesë esenciale për zhvillimin dhe funksionimin e Infrastrukturës së Cilësisë. 

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në procesin e Integrimit Evropian, më saktë në Procesin e Stabilizim Asociimit është e angazhuar mbi funksionalizimin e plotë të Infrastrukturës së Cilësisë dhe fuqizimin e të gjitha pjesëve përbërëse të saj”, tha Arifaj.

Tutje, u tha se asistencë teknike po ofrohet edhe përmes Projektit të GIZ – Fondi i Hapur Rajonal për Tregtinë e Jashtme (Open Regional Fund  for  Foreign Trade – ORF FT) si mbështetje për integrimin ekonomik rajonal, ku po vazhdojnë të mbështeten të gjitha shtyllat e Infrastrukturës së Cilësisë (Metrologjia, Standardizimi, Akreditimi), autoriteti rregullator dhe Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut në Kosovë.

Në fund Arifaj shprehi falënderimin për ndihmën e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Bashkimi Evropian ka ofruar në vazhdimësi në të gjitha fushat për fuqizimin e institucioneve të vendit tonë dhe të sektorit privat.  

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors