Zëvendësministri Arifaj priti në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Besart Kadia

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj, priti në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Besart Kadia, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj, Drejtoren e Diplomacisë Ekonomike (MEPJ), znj. Silvana Leskaj, Këshilltaren znj.Pranvera Teli dhe Specialistin në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike në MEPJ, z. Serxho Matraku.

Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive ku fokus i diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe adresimi i barrierave tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Palët poashtu, diskutuan për progresin e deritanishëm në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe njëkohësisht shpalosen idetë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të reja përkatëse.

Zëvendësministri Arifaj falënderoi të pranishmit për diskutimet e hapura në takim dhe shprehu gatishmërinë e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors