Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj, priti në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Besart Kadia, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj, Drejtoren e Diplomacisë Ekonomike (MEPJ), znj. Silvana Leskaj, Këshilltaren znj.Pranvera Teli dhe Specialistin në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike në MEPJ, z. Serxho Matraku.
Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive ku fokus i diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe adresimi i barrierave tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Palët poashtu, diskutuan për progresin e deritanishëm në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe njëkohësisht shpalosen idetë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të reja përkatëse.
Zëvendësministri Arifaj falënderoi të pranishmit për diskutimet e hapura në takim dhe shprehu gatishmërinë e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.



