Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një aksion të suksesshëm në dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar:




Aksioni u krye mbi bazën e dyshimeve për kontrabandë, shmangie të tatimeve dhe tarifave të detyrueshme doganore.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror mbetet e përkushtuar në luftën kundër informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të siguruar një treg të drejtë dhe të mbrojtur për të gjithë.



