Sekuestrohen 366 produkte të dyshuara për kontrabandë në Prishtinë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një aksion të suksesshëm në dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar:

📱 35 telefona të mençur

⌚ 2 orë të mençura

🔌 321 mbushës për telefona

📞 8 kabllo për telefona

Aksioni u krye mbi bazën e dyshimeve për kontrabandë, shmangie të tatimeve dhe tarifave të detyrueshme doganore.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror mbetet e përkushtuar në luftën kundër informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të siguruar një treg të drejtë dhe të mbrojtur për të gjithë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors