Prishtinë,
31/03/2026
Takimi u zhvillua me përfaqësues të Odës, të drejtuar nga Bajram Fusha, ku u vlerësua roli i saj në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë diskutimeve, u trajtuan mënyrat për rritjen e bashkëpunimit institucional dhe për avancimin e angazhimeve konkrete në drejtim të tërheqjes së investitorëve slloven dhe evropian në Kosovë. Po ashtu, temë e takimit ishte edhe organizimi i Forumit të përbashkët Kosovë–Slloveni, si një mundësi për forcimin e lidhjeve ndërmjet tregjeve dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme.
Ministrja Kusari-Lila prezantoi vizionin për zhvillimin e parqeve industriale në disa komuna, si dhe angazhimin për zbatimin e politikave të gjelbra, me qëllim një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ajo e drejton mbeten të hapura për bashkëpunim, veçanërisht për iniciativa që sjellin investime cilësore, inovacion dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


