Ministrja Kusari-Lila takoi Odën e Farmacistëve, në fokus tregu i barnave dhe të drejtat e pacientëve

Prishtinë,
27/03/2026

Gjatë takimit u diskutua për koordinimin dhe bashkërendimin e tregut farmaceutik, si dhe për rëndësinë e rritjes së transparencës dhe përmirësimit të kushteve të operimit për bizneset në këtë sektor.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, në përputhje me kompetencat e Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, me synim garantimin e cilësisë dhe sigurisë në tregun e barnave.

Po ashtu, palët diskutuan për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për një funksionim më efikas të tregut, në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.

U vlerësua se takime të tilla kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më transparent dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.

 

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors