Prishtinë,
27/03/2026
Gjatë takimit u diskutua për koordinimin dhe bashkërendimin e tregut farmaceutik, si dhe për rëndësinë e rritjes së transparencës dhe përmirësimit të kushteve të operimit për bizneset në këtë sektor.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, në përputhje me kompetencat e Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, me synim garantimin e cilësisë dhe sigurisë në tregun e barnave.
Po ashtu, palët diskutuan për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për një funksionim më efikas të tregut, në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.
U vlerësua se takime të tilla kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më transparent dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.

