Ministrja Kusari-Lila hap edicionin e parë të Italian Design Day në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, mori pjesë në hapjen e edicionit të parë të “Italian Design Day” në Kosovë, një iniciativë globale e Republikës së Italisë që promovon kreativitetin, inovacionin dhe vlerat e dizajnit italian në mbarë botën.

Ngjarja mblodhi profesionistë të dizajnit, arkitekturës, biznesit dhe industrive kreative, duke krijuar një platformë për shkëmbim idesh dhe diskutim mbi rolin e dizajnit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Tema e këtij viti, “RE-DESIGN – Regenerating Spaces, Objects, Ideas and Relations”, vuri në fokus ndikimin që dizajni mund të ketë në rigjenerimin e hapësirave, objekteve, ideve dhe marrëdhënieve, si dhe kontributin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për të ardhmen.

Me këtë rast, ministrja Kusari-Lila theksoi rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë, duke nënvizuar potencialin e madh të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushat e dizajnit, industrive kreative, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Gjatë aktivitetit u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimit të partneriteteve të reja që mbështesin zhvillimin e sektorëve kreativë dhe inovativë.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve po forcohet vazhdimisht përmes nismave konkrete në fushën e biznesit, investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

“Italian Design Day” konsiderohet një nga iniciativat më të rëndësishme ndërkombëtare për promovimin e dizajnit si faktor i inovacionit, zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors