Ministrja Kusari-Lila mori pjesë në edicionin e katërt të Konferencës për Lidership në Kolegjin UBT

Ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila mori pjesë në edicionin e katërt të Konferencës për Lidership në Kolegjin UBT, së bashku me studiues, profesorë, studentë dhe shumë të pranishëm të tjerë, trajtuam temën “Qeverisja e Inovacionit: Lidershipi në Epokën e Inteligjencës Artificiale” – një diskutim me rëndësi të veçantë për sfidat dhe mundësitë që transformimi teknologjik sjell për shoqërinë tonë.

Ministrja tha se gjatë takimit me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, Prof. Dr. Lorenc Ikonomi, kemi diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit strategjik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve publike, si dhe për mundësitë konkrete për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në interes të Kosovës, Shqipërisë dhe të rinjve tanë.

Po ashtu, Kusari-Lila theksoi se inovacioni dhe teknologjia po zhvillohen me një ritëm shumë më të shpejtë sesa rregullimet ligjore, duke krijuar një hendek që kërkon adresim të menjëhershëm përmes politikave publike moderne dhe një qasje të koordinuar ndërinstitucionale.

Ajo potencoi se pikërisht për këtë arsye, për herë të parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka në portofolin e saj edhe fushën e inovacionit, me synimin për të forcuar lidhjen ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat, akademisë dhe ekosistemit të startup-eve.

Sipas ministres, në këtë drejtim, po ndërmarrim hapa konkretë dhe së fundmi kemi lansuar Skemën e Granteve për sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), në vlerë prej 1 milion e 160 mijë eurosh, e cila synon të mbështesë zhvillimin e zgjidhjeve inovative, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e ekosistemit të inovacionit në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors