Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut fillon zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të zbatimit të vendimeve të institucioneve kompetente, gjatë ditës së sotme ka filluar zbatimin e masave për largimin nga tregu të të gjitha produkteve të deklaruara në etiketim se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore (vaj palme dhe vaj kokosi).

Gjatë ditës së sotme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.

Për të verifikuar zbatimin e kësaj urdhërese, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka filluar në orët e pasdites aksionin e inspektimeve në marketet e kategorisë B dhe C, me qëllim identifikimin dhe largimin e produkteve nga ekspozimi dhe shitja.

Produktet e deklaruara në etiketim me yndyrë me origjinë bimore të kompanive:

“Drena” SHPK;

“Bylmeti KS” SHPK;

“Koral Dayri” SHPK;

“Magic Ice Joint Stock” Sh.A.;

“Opatija Comerc” SHPK;

Qumështorja “Aldi”;

“Gexha” SHPK;

“ABI” SHPK; dhe

“Natyra-G” SHPK,

duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu.

Ndërkohë, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita”, procesi i inspektimit ende është në zhvillim.

Subjektet e lartcekura janë urdhëruar që të ndërpresin menjëherë aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në këtë masë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente.

MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit, garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors