Infrastruktura industriale është një faktor i rëndësishëm për zgjerimin e bazës industriale, rritjen e investimeve vendore dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Përmes investimeve të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po punon për finalizimin e zonave industriale në Mitrovicë, Podujevë, Lipjan, Rahovec dhe Drenas 2.
Ndërkohë, pritet të fillojë puna për zonat e reja industriale në Gjakovë, Gjilan dhe Shtime. Po ashtu, janë duke u kryer analizat për zonat në Zubin Potok dhe Zveçan, ndërsa pritet aplikimi për zonën e re industriale në Suharekë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se në këtë mandat përcaktimi është i qartë, përmirësimi i bilancit tregtar, rritja e prodhimit vendor dhe mirëqenies së qytetarëve, duke forcuar ekonominë dhe shtetin e Kosovës.