Ministrja Kusari-Lila dhe drejtuesit e RIT Kosovo diskutojnë bashkëpunimin në ndërmarrësi dhe inovacion

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me presidenten e RIT Kosovo, Dr. Albina Balidemaj, dekanin e asociuar, Dr. Leandrit Mehmeti, dhe udhëheqësin për zhvillim, Xhavit Gashi, me të cilët ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e ndërlidhjes së arsimit me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që programet studimore të reflektojnë kërkesat e bizneseve dhe të rinjtë të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në mbështetje të ndërmarrësisë, bizneseve të reja (start-up) dhe ideve inovative. Këto iniciativa synojnë të krijojnë mundësi më të mëdha që njohuritë akademike të shndërrohen në zgjidhje konkrete për bizneset dhe industrinë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për konkretizimin e bashkëpunimit me institucionet akademike, përmes iniciativave që mbështesin ndërmarrësinë, nxisin inovacionin dhe kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors