Anulimi, revokimi, kufizimi, pezullimi dhe ndryshimi i licencës

Në bazë të vendimit të Komisionit licencën e anulon Ministria kur ajo është nxjerrë bazuar në pretendimet e rrejshme, përfaqësim çorientues ose fshehje të fakteve materiale. Në ato raste licenca është nule dhe e pavlefshme dhe çdo aktivitet mbi bazën e saj është e jashtëligjshme.

 

Në bazë të vendimit të Komisionit, licencën e revokon Ministria atëherë kur:

  • revokimin e kërkon bartësi i licencës.
  • dalin fakte të reja të cilat po të ishin ditur ose po të ekzistonin në kohën e paraqitjes së aplikacionit do të kishin rezultuar me refuzim.
  • ndodh ndryshim substancial të informatave në licencë.
  • bartësi i licencës nuk i përmbushë detyrimet, afatet dhe kushtet nga licenca.
  • bartësi i licencës e shkel ligjin për tregtinë me mallra strategjike, aktet  përkatëse nënligjore ose dispozitat tjera ligjore për sigurinë shtetërore;
  • Bartësi i licencës nuk i përmbahet kërkesave të Ministrisë për informata plotësuese lidhur me licencën.
  • Licenca shkatërrohet ose humbet.
  • Vdes personi fizik i cili është bartësi i licencës.
  • Shpërbëhet ose nuk ekziston më personi juridik i cili është bartës i licencës.
  • Komisioni njoftohet për arsyet tjera të sigurisë shtetërore.

Licenca mund të kufizohet nga Ministria në bazë të vendimit të Komisionit në përputhje me kërkesën e bartësit të licencës, nëse bartësi i licencës nuk i përmbahet kërkesës nga Ministria për informata shtesë lidhur me licencën, ose Komisioni njoftohet për çfarëdo arsye lidhur me sigurinë shtetërore.

Ministria e pezullon vlefshmërinë e licencës derisa të konstatohen rrethanat e mëposhtme:

  • Fakte të reja, të cilat po të ishin ditur ose po të ekzistonin në kohën e aplikacionit, do të kishin rezultuar me refuzim.
  • Bartësi  i  licencës  nuk  i  përmbahet  kërkesave  të  Ministrisë   për   informata plotësuese lidhur me licencën.
  • Komisioni njoftohet për arsyet tjera të sigurisë shtetërore.

Në ato raste, Ministria e njofton menjëherë Doganën dhe institucionet qeveritare tjera mbi anulimin, revokimin, kufizimin ose pezullimin e licencës.

Ju nuk keni të drejtë të ankesës ndaj vendimit të Komisionit për anulim ose revokim të licencës, por lejohet inicimi i konfliktit administrativ para gjykatës kompetente.

Licencën mund ta ndryshon Ministria në bazë të vendimit të Komisionit kur nevojitet të  zgjatet  periudha e vlefshmërisë, ndryshohet destinacioni ose përdoruesi i fundit, dhe për shkaqe tjera.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors