
Bajram Hasani
MINISTËR I TREGTISË DHE INDUSTRISË (10 shtator 2017-05 shtator 2018)
Bajram Hasani ka lindur më 15 korrik 1982 dhe jeton në Gjilan. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Studimet postdiplomike i përfundoi në Universitetin e Tiranës, dega Marketing.
Hasani ka përfunduar edhe nivelin Master në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Menaxhment.
Bajram Hasani u emërua Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në shtator të vitit 2017.
Hasani ka përvojë pune në fushat menaxheriale. Përvoja e tij përfshin:
Prej vitit 2005 deri më 2013 ka punuar në NLB Bank SHA ku ka mbajtur disa pozita siç janë: menaxher i korporatave, analist kreditor dhe koordinator i riskut.
Ai është aksionar në kompaninë City Projects shpk.
Hasani për një mandat ka qenë këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Që nga themelimi i partisë NISMA për Kosovën, Hasani mban detyrën e kryetarit të degës së kësaj partie në Gjilan dhe është anëtar i Kryesisë së NISMA-s.
Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.