Pranimi për përpunim
Ministria do ta regjistrojë aplikacionin tuaj dhe ta pranojë për përpunim jo më vonë se në ditën e punës pas datës së dorëzimit të formularit të plotësuar të plotësuar me të gjithë dokumentacionin plotësues.
Aplikacioni nuk pranohet për përpunim nëse mallrat e identifikuara në aplikacion nuk janë mallra strategjike ose aplikacioni nuk është i plotë. Nëse aplikacioni nuk pranohet për përpunim, Ministria e informon parashtruesin e kërkesës brenda pesë (5) ditëve të punës dhe e kthen prapa aplikacionin pa veprim.
Shqyrtimi ndëragjenci
Pasi që Ministria ta pranojë aplikacionin tuaj për përpunim, Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike (DKTMS) e kryen shqyrtimin fillestar. Ajo e shqyrton aplikacionin në tërësi dhe vendosë nëse ju duhet të jepni informata shtesë ose të korrigjuara.
Pas përfundimit të shqyrtimit fillestar, DKTMS e përcjellë aplikacionin në Komisionin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Komisioni përbëhet nga pesë (5) anëtarë dhe zëvendës anëtarë, përfaqësues të:
- Ministria e tregtisë dhe industrisë (kryesues);
- Ministria e Punëve të Jashtme
- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Dogana e Kosovës
Gjatë kryerjes së shqyrtimit, Komisioni do ta refuzojë kërkesën në rrethanat e mëposhtme:
- Dhënia e licencës së kërkuar është në kundërshtim me politikën e jashtme ose interesat ekonomike të Kosovës.
- Dhënia e licencës mund të rrezikojë respektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive ndërkombëtare të Kosovës, në veçanti sanksionet e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ose nga Bashkimi Evropian, marrëveshjet për mospërhapje dhe çështje tjera, si dhe detyrimet tjera ndërkombëtare.
- Dhënia e licencës mund të rrezikojnë mbrojtjen dhe interesat e sigurisë së Kosovës.
- Transaksioni është në kundërshtim me strategjinë e sigurisë shtetërore të Kosovës.
- Dhënia e licencës do të rrezikon respektimin e të drejtave të njeriut në shtetin e destinacionit ose respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare në shtetin e destinacionit.
- Dhënia e licencës do të mund të kontribuonte në ngritjen e tensioneve ose konflikt të armatosur në shtetin e destinacionit.
- Dhënia e licencës do të mundëson që mallrat strategjike të arrijnë në posedim të palëve të refuzuara.
- Qëndrimet e shtetit të destinacionit ndaj terrorizmit, karakteri i aleancave dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare nga ai shtet nuk është në pajtim me ato të Kosovës;
- Ekziston rreziku që mallrat të divertohen, ri-transferohen ose ri-eksportohen nën kushte të padëshirueshme;
- Mallrat janë në s’përputhje me të dhënat teknike dhe kapacitetet ekonomike të shtetit pranues, duke marrë në konsideratë dëshirën e shtetit që t’i plotësoj nevojat e veta legjitime për siguri dhe mbrojtje me devijim të vogël të resurseve njerëzore dhe ekonomike për armatim;
- Mallrat për të cilat kërkohet licenca janë objekt i hetimeve policore ose procedurave gjyqësore.
- Brenda pesë (5) viteve të kaluara, parashtruesi i kërkesës ka qenë përgjegjës për shkeljen e Ligjit për tregtinë me mallra strategjike, aktet e tij nënligjore ose për shkeljen e dispozitave tjera ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë shtetërore.
- Brenda pesë (5) viteve të kaluara, parashtruesi i kërkesës ka qenë përgjegjës për shkeljen e embargos ose sanksioneve ndërkombëtare.
- Kundër parashtruesit të kërkesës është iniciuar procedurë penale në lidhje me shkeljen e Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjike ose akteve nënligjore të tij ose është iniciuar procedurë civile ose penale kundër parashtruesit të kërkesës lidhur me sigurinë shtetërore.
- Ka rrethana tjera relevante për sigurinë shtetërore dhe politikën e jashtme.
Lidhur me kërkesën për licencë, Komisioni vendosë brenda njëzetë (20) ditëve të punës nga dita e paraqitjes së kërkesës, ose brenda dyzetë (40) ditëve të punës kur paraqitet nevoja e ndërmarrjes së verifikimeve plotësuese për ta aprovuar licencën. Ministria ju njofton menjëherë pasi Komisioni të vendosë se procedura do të zgjasë deri në dyzetë (40) ditë.
Lëshimi i licencave
Ministria e lëshon licencën me miratimin e Komisionit dhe ia dërgon licencën parashtruesit të kërkesës me letër rekomande ose në mënyrë elektronike. Kërkesa për licencë mund të miratohet tërësisht ose pjesërisht ose të kufizohet nga kushtet ose kufizimet e tjera që shfaqen në vetë licencën ose në Ligjin për tregtinë e mallrave strategjike. Licenca e autorizon vetëm një transaksion të caktuar ose një varg të transaksioneve, siç përshkruhet në aplikacionin për licencë dhe dokumentet mbështetëse. Nuk mund të transferohet tek një person tjetër.
Licencat kanë periudha të ndryshme të vlefshmërisë:
- Një licencë individuale për eksport, import ose ri-eksport ose ritransferim jashtë-territorial të mallrave strategjike ose për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura është e vlefshme deri në dy (2) vjet.
- Licenca globale është e vlefshme deri në tre (3) vite.
- Licenca individuale për transit ose trans-ngarkim të mallrave është e vlefshme deri në një (1) vit.
Komisioni do ta përcaktojë afatin e vlefshmërisë së çdo licence.
Licencat gjithashtu mund të përmbajnë kushte të ndryshme. Për shembull, Ministria mund të kërkojë nga bartësi i licencës, pas eksportit, tranzitit, trans-ngarkimit ose rieksportit ose ri-transferimit të mallrave jashtë territorit, dëftesën për verifikim të dërgimit që lëshohet nga autoritetet përkatëse të shtetit të destinacionit.
Ministria mund të vendosë kushte tjera për licencat individuale dhe globale. Në ato raste, Ministria do t’i përcaktojë kushtet e aplikueshme në licencë.
Licenca e lëshuar përfshinë numrin e licencës, datën e vlefshmërisë, datën e skadimit dhe informata tjera relevante. Kur është e nevojshme, bashkëngjitjet e licencës gjithashtu vërtetohen me vulën e Ministrisë dhe datën e vlefshmërisë.
Bartësi i licencës duhet ta jep numrin e licencës në fjalë gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të deklaratës doganore dhe dokumentet tjera relevante dhe në komunikimin me DKTMS dhe Komisionin. Licenca konsiderohet e pavlefshme pasi të jenë kryer formalitetet doganore për të gjitha mallrat e specifikuara në licencë.
Refuzimi i aplikacionit për licencë
Nëse aplikacioni mohohet, Ministria do ju informon për arsyet legjitime të refuzimit nga ana e Komisionit.
Në rastet kur Komisioni refuzon aplikacionin për licencë, ju keni të drejtë që të kërkoni rishqyrtim administrativ nga Komisioni brenda afatit prej tridhjete (30) ditëve nga dita e pranimit të njoftimit për refuzimin e kërkesës për licencë, para se të inicioj konfliktin administrativ në gjykatën kompetente. Komisioni e rishqyrton kërkesën tuaj brenda afatit prej njëzet (20) ditëve pune nga dita e pranimit. Në rastet kur Komisioni e refuzon kërkesën, ju mund të inicioni kontest administrativ në gjykatën kompetente.