Deklaratat e Përdoruesit të Fundit për Kimikatet nga Shtojca 3 e Konventës për Armët Kimike (CWC)

Kërkohet deklarata e përdoruesit të fundit (EUS) kur aplikoni për licencë individuale për t’i eksportuar kimikatet e listuara në Shtojcën 3 të CWC-së në shtetet që nuk janë palë në Konventë. Kjo deklaratë është pjesë e dokumentacionit mbështetës të kërkuar për qëllime të kontrollit të përdorimit të fundit që duhet t’i ofrohet Ministrisë me aplikacionin për licencë. 

 

Ju lutem vini re se Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike (DKTMS) në përgjithësi vetëm i pranon deklaratat si të vlefshme brenda gjashtë (6) muajve nga data e aplikimit.

 

Lista e shteteve që e kanë ratifikuar CWC-në është në dispozicion në uebsajtin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW). Faqja gjithashtu ka një link me listën e palëve që nuk janë palë të CWC.

 

Përdoruesi i fundit duhet ta përdorë këtë format të EUS për kimikatet nga Shtojca 3. Nëse përdoruesi i fundit vendosë që mos ta përdorë këtë formular, ju mund t’u këshilloni atyre se autoritetet kosovare kërkojnë një deklaratë origjinale të nënshkruar/me datë, në gjuhën angleze mbi kokën e shkresës së tyre, që përmbajnë informacionet dhe sigurinë e njëjtë siç janë specifikuar në këtë formular EUS. 

 

Përgjegjësia e të licencuarit të Kosovës është që të sigurojë se:

 

  • Formati i saktë i certifikatës jepet me aplikacionin tuaj për licencë për eksport për ta mbuluar eksportin e kimikateve nga Shtojca 3 në një shtet që nuk është palë në CWC. Deklarata e pasaktë nuk pranohet nga Ministria dhe duhet të ridorëzohet, gjë që ka gjasa të rezultojë në vonesën ose tërheqjen e aplikacionit tuaj.
  • Të gjitha pjesët e formularit plotësohen në mënyrë të lexueshme dhe në gjuhën angleze ose shoqërohen me përkthim të autorizuar, nëse janë të shkruara në gjuhë të huaj, nga përdoruesi i fundit në kokën origjinale zyrtare të shkresës (kur përdoruesi i fundit është person juridik).

·         Formulari i EUS për Shtojcën 3, Kimikatet, CWC, duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga personi i autorizuar nga organizata e përdoruesit të fundit për të nënshkruar në emër të tij (zyrtari përgjegjës). Nënshkrimet digjitale nuk janë të pranueshme.

·         I njëjti zyrtar përgjegjës i përdoruesit të fundit duhet gjithashtu të plotësojë, nënshkruajë dhe bashkangjesë shkresën përcjellëse (shih Aneksi A të Formularit CWC, Shtojca 3 EUS). Kjo shkresë duhet të jetë me kokën e shkresës origjinale dhe zyrtare. Duhet gjithashtu të shoqërohet nga përkthimi i autorizuar, nëse është i shkruar në gjuhë të huaj.

·         Origjinali i formularit EUS Shtojca 3 CWC dhe shkresa përcjellëse duhet t’i bashkëngjiten aplikacionit të kompletuar për licencë eksporti dhe të dorëzohet në Ministri.

·         Një kopje e Formularit EUS Shtojca 3 CWC dhe e shkresës përcjellëse duhet të mbahen nga ju në lokalet tuaja.

·         Për t’i zvogëluar kërkesat e mëtejshme për informacion nga Ministria gjatë përpunimit të licencës, ju këshilloheni që si pjesë e procedurave tuaja standarde t’ia dërgoni udhëzuesin përdoruesit tuaj të fundit që ta kuptojë se si ta plotësojë formularin EUS Shtojca 3 CWC.

·         Nëse DKTMS kërkon EUS Shtojca 3 CWC të rishikuar gjatë përpunimit të aplikacionit, ajo duhet t’i përfshijë të gjitha faqet përkatëse të EUS dhe t’i jetë vendosur data rishtazi.

  • Vini re: Nuk duhet ta përdorni as këtë EUS, deklaratën normale të përdoruesit të fundit (EUS) as deklaratën e stokmbajtësit si përdorues i fundit (SEUS) nëse mallrat për eksport janë kimikate të listuara në Shtojcën 2 të Konventës për Armët Kimike dhe doni t’i eksportoni ato në shtete jo-palë në Konventë. Ndalohet që kimikatet nga Shtojca 2 e CWC të transferohen në shtetet që nuk e kanë ratifikuar konventën.

 

Jeni të vëmendshëm për referencat drejt shkurtesave ose akronimeve të panjohura, veçanërisht atyre që i referohen pranuesve ose përdoruesve të fundit. Për t’i shmangur kërkesat për informatë nga Ministria që mund ta vonojnë aplikimin, shkurtesat duhet të shkruhen në mënyrë të plotë.

 

Udhëzues për Përdoruesit e Fundit për ta plotësuar Shabllonin dhe Shkresën Përcjellëse

 

Ky formular i deklaratës së përdoruesit të fundit (EUS Shtojca 3 CWC) dhe Aneksi A duhet të sigurohen kur porosisni kimikate nga Shtojca 3 që do të përdoren nga ju, qoftë të dërguara nëpërmjet marrësit të veçantë apo jo. Të dy dokumentet duhet të plotësohen në kokën e shkresës së kompanisë suaj.

 

Ju lutemi lexoni me kujdes shpjegimin e mëposhtëm të terminologjisë për udhëzime se si plotësohet formulari EUS i Shtojcës 3 të CWC.

 

  1. I licencuari i Kosovës është personi ose organi i cili eksporton kimikate jashtë vendit, të cilat mund të transportohen direkt tek ju ose nëpërmjet një marrësi të veçantë.
  2. Nëse nuk dihet, referenca e të licencuarit mund të lihet bosh për t’u plotësuar nga ana e të licencuarit.
  3. Marrësi është personi ose organi i cili është pranuesi i parë i kimikateve. Ky mund të jeni ju vet ose mund të jetë një person ose organ tjetër në shtetin tuaj ose në një shtet tjetër. Nëse jeni edhe marrës dhe përdorues i fundit, atëherë duhet t’i futni të dhënat tuaja në kutitë (c) dhe (d).
  4. Si përdorues i fundit, ju do t’i pranoni kimikatet për përdorim të fundit, prandaj kutitë (e) dhe (f) duhet të plotësohen.
  5. Përdoruesi i fundit në këtë seksioni i referohet subjektit në kohën e eksportit nga Kosova.
  6. Mallrat në këtë seksion i referohen atyre në kohën e eksportit nga Kosova.
  7. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se çka janë kimikatet dhe të jenë në gjendje t’i krahasojnë me kimikatet e përshkruara në aplikacionin për licencës të eksportit të Kosovës. Kërkohet një përshkrim i hollësishëm i kimikatit kryesor ose kimikateve. Ju lutemi jepni sa më shumë informata që është e mundur, siç janë emrat tregtar dhe emrat e zakonshëm.
  8. Nëse kimikatet janë/do të përdoren në prodhimin e një kimikati tjetër apo të produktit final, atëherë duhet të përshkruhet edhe ai kimikat dhe/ose produkti dhe përdorimi i tij.
  9. Seksioni 4 duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga ju si përdorues i fundit, pasi që ju do t’i përdorni mallrat e identifikuara në Seksionin 2. Ky seksion duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga një person brenda organizatës tuaj me autorizim për të nënshkruar në emër të kompanisë/organizatës. Nënshkrimet digjitale nuk janë të pranueshme.
  10. Seksioni 5 duhet të nënshkruhet dhe të dërgohet nga nënshkruesi i autorizuar për qeverinë e shtetit pranues, së bashku me vulën qeveritare/të ministrisë.

 

 

 

FORMULARI EUS I SHTOJCËS 3 TË CWC

 

SEKSIONI 1 – SUBJEKTET E PËRFSHIRA

 

  • Emri i të Licencuarit të Kosovës1

 

 

  • Adresa e të Licencuarit2

 

 

  • Emri i Marrësit3

 

 

(d) Adresa e Marrësit

(e) Emri i Përdoruesit të Fundit4

 

 

(f) Adresa e Përdoruesit të Fundit

(g) A është përdoruesi i fundit forcë e armatosur ose forcë e brendshme e sigurisë së vendit? 5

 

Ju lutem FSHIJENI njërin opsion:

Po/jo

(h) Lokacioni specifik ku kimikatet do të përdoren ose vendosen (nëse dihet) dhe nëse është ndryshe nga (f)6

 

SEKSIONI 2– MALLRAT

 

  • Sasia e secilit kimikat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(b) emrin e IUPAC dhe, kur është e mundur, numri CAS i çdo kimikati7

(Nëse keni nevojë të përdorni fletë shtesë, secila fletë duhet ta ketë të shkruar referencën e eksportuesit dhe duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga i njëjti person që e nënshkruan këtë formular.)

SEKSIONI 3 – QËLLIMI I KIMIKATEVE

 

Ju lutemi tregoni qëllimet specifike për të cilat do të përdoren mallrat nga përdoruesi i fundit 8 (duke përfshirë kohëzgjatjen për secilin kimikat që pritet të qëndrojë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SEKSIONI 4 – DEKLARATA E PËRDORUESIT TË FUNDIT9

 

Ne – personi ose organi i përmendur në 1 (e) dhe 1 (f) – vërtetojmë se jemi përdoruesi i fundit i kimikateve të përshkruara në Seksionin 2, të cilat duhet të furnizohen nga i licencuari i përmendur në 1 (a). Ne vërtetojmë më tej: se do t’i përdorim mallrat për qëllimet e përshkruara në Seksionin 3; se kimikatet nuk do të përdoren për ndonjë qëllim të lidhur me armët kimike ose mjetet e tyre të dërgimit; se kimikatet do të përdoren vetëm për qëllime që nuk janë të ndaluara sipas Konventës për Armët Kimike (KWC); dhe se kimikatet nuk do të transferohen.

 

Nënshkruaj këtu _____________________________ Data ________________

                        (Nënshkrimi i zyrtarit të përdoruesit të fundit)

 

Emri me germa të shtypit _____________________________

(Shto emrin e nënshkruesit me të mëdha)

 

Roli _____________________________

                        (Shto titullin e punës së nënshkruesit me të mëdha )

 

SEKSIONI 5 – CERTIFIKIMI NGA SHTETI10

 

Si nënshkrues i autorizuar për qeverinë e shtetit pranues, konfirmoj se kimikatet e përshkruara në Seksionin 2 do të përdoren nga organi i përmendur në 1 (e) dhe 1 (f) dhe se kimikatet do të përdoren vetëm të përdoren për qëllime që nuk janë të ndaluara sipas Konventës për Armët Kimike (KWC) dhe kimikatet nuk do të ri-transferohen.

 

Nënshkruaj këtu _____________________________ Data ________________

                        (nënshkrimi i përfaqësuesit zyrtar të qeverisë)

 

Emri me germa të shtypit _____________________________

(Shto emrin e nënshkruesit me të mëdha)

 

Roli _____________________________

                        (Shto titullin e punës së nënshkruesit me të mëdha )

 

 

 

Departamenti i Ministrisë/vula e ministrisë ____________________________

 

Aneksi A Formulari EUS për Kimikatet e Shtojcës 3 të CWC

 

Model i shkresës përcjellëse për Deklaratën për kimikatet nga Shtojca 3 e CWC [duhet të ndryshohet kur tregohet]

 

[ EMRI DHE ADRESA E PËRDORUESIT TË FUNDIT MBI KOKËN ORIGJINALE TË SHKRESËS ]

 

[DATA]

 

Deklarata e përdoruesit të fundit në lidhje me aplikacionin për licencë për eksport të Kosovës të bërë nga [EMRI I TË LICENCUARIT ]

 

Bashkëngjis deklaratën e plotësuar të përdoruesit të fundit në formuarin EUS Shtojca 2 CWC.

 

Sinqerisht,

 

 

[TË NËNSHKRUHET NGA NËNSHKRUES I NJËJTË I CILI E KA PLOTËSUAR DHE NËNSHKRUAR DEKLARATËN E PËRDORUESIT TË FUNDIT, SË BASHKU ME ROLIN E TYRE]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors