Udhëzues për parashtruesin e kërkesës për licencë individuale në Kosovë
Deklarata e përdoruesit të fundit kërkohet kur aplikoni për licencë individuale të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Kjo deklaratë është pjesë e dokumentacionit mbështetës të kërkuar për qëllime të kontrollit të përdorimit të fundit që duhet t’i ofrohet Ministrisë me aplikacionin për licencë.
Ju lutem vini re se Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike (DKTMS) në përgjithësi vetëm i pranon deklaratat si të vlefshme brenda gjashtë (6) muajve nga data e aplikimit.
Ekzistojnë disa lloje të formularëve të deklaratës në dispozicion. Ajo të cilën do e përdorni në mbështetje të aplikacionit tuaj varet nga mënyra se si do të përdoren artikujt.
Nëse mallrat janë duke u transportuar, qoftë nëpërmjet marrësit apo jo:
· Për përdorimin e tyre të fundit ose nëse një përdorues i fundit i inkorporon mallrat (d.m.th. i instalon ato në një produkt tjetër ose në një sistem të nivelit më të lartë), atëherë duhet të merrni formularin e deklaratës së përdoruesit të fundit (EUS).
· Që të mbahen në stok për dërgim ose rishitje në të ardhmen, atëherë duhet ta merrni formularin e deklaratës së stokmbajtësit si përdorues i fundit (SEUS).
Shabllonet e këtyre formularëve janë në dispozicion në këtë uebsajt.
Nëse kompania e huaj zgjedh që mos ta përdorë shabllonin përkatës, atëherë ju duhet t’u këshilloni atyre që Ministria e kërkon deklaratën origjinale të nënshkruar dhe me datë në anglisht në kokën e shkresave të tyre që ofron informacionet dhe sigurinë e njëjtë.
Përgjegjësia e parashtruesit të kërkesës për licencë të Kosovës është që të sigurojë se:
· Lloji i saktë i deklaratës – EUS ose SEUS – është furnizuar me aplikacionin për licencë për ta mbuluar skenarin përkatës. Deklarata e pasaktë nuk do të pranohet nga Ministria dhe do të duhet të ridorëzohet. Kjo ka të ngjarë që aplikacioni të vonohet ose të kthehet prapa pa veprim.
· Të gjitha pjesët e deklaratës plotësohen në mënyrë të lexueshme dhe në gjuhën angleze (ose shoqërohen me përkthim të autorizuar, duke përfshirë detajet e kokës së shkresës, nëse janë të shkruara në gjuhë të huaj) nga përdoruesi ose stokmbajtësi si përdorues i fundit në kokën origjinale zyrtare të shkresës (kur përdoruesi i fundit është kompani ose person juridik).
· Formulari i deklaratës duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga një person i autorizuar nga organizata e përdoruesit të fundit ose organizata e stokmbajtësit si përdorues i fundit për ta nënshkruar në emër të tyre. Nënshkrimet digjitale nuk janë të pranueshme.
· I njëjti zyrtar përgjegjës i organizatës së përdoruesit të fundit ose i organizatës së stokmbajtësit si përdorues i fundit duhet gjithashtu ta plotësojë, nënshkruajë dhe vendosë datën mbi deklaratën dhe ta bashkëngjisë shkresën përcjellëse (shih Aneksin A të formularit EUS ose SEUS). Kjo shkresë duhet të jetë me kokën e shkresës origjinale dhe zyrtare. Duhet gjithashtu të shoqërohet nga përkthimi i autorizuar, nëse është i shkruar në gjuhë të huaj. Nëse përdoruesi i fundit ose stokmbajtësi si përdoruesi i fundit është individ, atëherë dokumentet nuk kanë nevojë të jenë me kokë zyrtare të shkresës.
· Origjinali i formularit përkatës dhe shkresa përcjellëse duhet t’i bashkëngjitet aplikacionit për licencë dhe të dorëzohet në Ministri.
· Një kopje e EUS ose SEUS, së bashku me shkresën përcjellëse, duhet të mbahen nga parashtruesi i kërkesës për licencë në lokalet e tij.
· Për ta zvogëluar nivelin e kërkesave për informacion nga Ministria gjatë procesit të licencimit, parashtruesi i kërkesës duhet ta bëjë si pjesë të procedurave të tij standarde informacionin, kur artikujt i dërgohen një përdoruesi të fundit apo ndonjë stokmbajtësi, t’ia dërgojë atyre udhëzimet përkatëse se cilat formularë duhet plotësuar dhe si të plotësohen saktë.
· Nëse DKTMS kërkon EUS të rishikuar gjatë përpunimit të aplikacionit, ajo duhet t’i përfshijë të gjitha faqet e EUS dhe t’i jetë vendosur data rishtazi.
· Parashtruesi i kërkesës duhet të jetë i vëmendshëm për referencat drejt shkurtesave ose akronimeve të panjohura, veçanërisht atyre që i referohen pranuesve ose përdoruesve të fundit. Për t’i shmangur kërkesat për informacione të mëtejshme nga Ministria që mund ta vonojnë aplikimin, shkurtesat duhet të shkruhen në mënyrë të plotë.
Për informata shtesë, luteni që të shikoni:
Udhëzues për Përdoruesit e Fundit për ta plotësuar Shabllonin EUS dhe Shkresën Përcjellëse
Udhëzues për stokmbajtësit për ta plotësuar Shabllonin SEUS dhe Shkresën Përcjellëse
Deklaratat e Përdoruesve të Fundit për Konventën e Armëve Kimike – Shtojca 3, Kemikaljet