Pagesa e Tatimeve

Indikatori i pagesës së tatimeve trajton tatimet dhe kontributet e detyrueshme që një kompani e mesme duhet të paguajë ose ti mbajë gjatë një viti të caktuar, si dhe mat barrën administrative në pagesën e tatimeve. Të Bërit Biznes regjistron tatimet dhe kontributet e detyrueshme që një kompani e mesme duhet të paguajë si dhe barrën administrative të pagesës së tatimeve dhe kontributeve (figura 13). Tatimet dhe kontributet e matura përfshijnë profitin ose tatimin në të ardhura të korporatës, kontributet sociale dhe tatimet e fuqisë punëtore të paguara nga punëdhënësi, tatimet në pronë, tatimet në transferin e pronës, tatimin në dividendë, tatimin në fitimet kapitale, tatimin në transaksionet financiare, tatimet për grumbullimin e mbeturinave, tatimet për veturë dhe rrugë, dhe çfarëdo tatimi apo takse tjetër të vogël.

 

Figura 13: Sa është koha, norma totale tatimore dhe numri i pagesave të nevojshme për një kompani të mesme për të paguar të gjitha tatimet?

 


TBB 2017: Kosova renditet në vendin e 43-të nga 190 shtete për lehtësinë e pagimit të tatimeve (figura 14). Renditja për ekonomitë krahasuese dhe mesatarja rajonale japin informacione të tjera të dobishme për vlerësimin e barrës së përputhjes së taksave për bizneset në Kosovë.

Figura 14: Renditja e Kosovës dhe ekonomive krahasuse për lehtësinë e pagimit të tatimeve


TBB 2009: Kosova ka vazhduar ta bëjë më të lehtë pagesën e tatimeve për kompanitë duke e shfuqizuar taksën vjetore për licencë biznesi.

TBB 2010: Kosova e ka bërë më pak të kushtueshme pagesën e tatimeve për kompanitë duke reduktuar normën e tatimit në të ardhurat e korporatave.

Indikatori: Pagesa e Tatimeve – Përmbledhje Analitike dhe Udhëzime Teknike
Të Bërit Biznes 2017: Profili i Ekonomisë së Kosovës
Të Bërit Biznes 2017: Raporti i Plotë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors