Këshilli Ekonomik për Zhvillim Ekonomik
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Republikës së Kosovës organizon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Republikën e Kosovës.
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është themeluar me Vendimin 05/24 të Qeverisë Republikës së Kosovës dhe kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) në fushë veprimtarinë e tij përfshin:
- Inicion dhe harmonizon aktivitetet ndërinstitucionale në drejtim të hartimit të Planit Nacional Zhvillimor dhe projekteve zhvillimore, konform praktikave më të mira ndërkombëtare.
- Inicion akte ligjore dhe nënligjore, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e ambientit për biznes, si dhe analizon legjislacionin ekzistues dhe nevojat për përmirësime.
- Miraton plane operative për përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime.
- Inicion biseda dhe bashkëpunim me investitorët potencial strategjik.
- Prezanton pranë Qeverisë raportet mbi realizimin e planit operativ për ambientin për biznes.
- Bashkëpunon me organizata dhe institucione ndërkombëtare në shkëmbimin e përvojave dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e mjedisit biznesor.
- Përgatit analiza për mundësitë zhvillimore dhe përparësitë krahasuese të Kosovës në bashkëpunim me departamentet e ministrive të ndryshme;
- Përkrah fuqizimin dhe rolin e komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.
- Koordinon dhe monitoron implementimin e Programit të Qeverisë për Zhvillim Ekonomik.
KKZHE funksionon sipas Rregullores Nr. 01/2015 të miratuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Punët administrative dhe teknike të Këshillit i kryen Sekretariati i Këshillit, i cili funksionon brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Anëtarë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik janë Ministritë e Qeverisë Republikës së Kosovës të cilat kanë orientim ekonomik dhe Asociacionet ekonomike të bizneseve në Kosovë.
KKZHE gjer më tani ka mbajtur pesë takime. Për më shumë informacione tek seksioni
