Me qëllim të promovimit dhe ngritjes të ndërmarrësisë së femrave në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me Asociacionet e Bizneseve të Grave në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” shpall:
Konkurs
Për ndarjen e 5 çmimeve për gratë më të suksesshme ndërmarrëse dhe atë:
1. Çmimi kryesor për femrën ndërmarrëse të vitit,
2. Çmimi për femrën më të suksesshme në sferën e prodhimit,
3. Çmimi për femrën më të suksesshme në sferën e shërbimeve,
4. Çmimi femrën më të suksesshme në sferën e tregtisë,
5. Çmimi për femrën më kreative në biznes,
Inkurajojmë të gjitha femrat ndërmarrëse të aplikojnë për çmimet e lartë cekura deri me datë 26 Qershor 2015.
Vlera e çmimit kryesor është 1000 EUR, derisa katër çmimet tjera kanë vlerë 500 EUR.
Për tu bërë pjesë e kësaj ju duhet të posedoni:
- Çertifikatë biznesi dhe numrin fiskal
- Biznesi të këtë pronare një grua ndërmarrëse
- Grua afariste
- Plotësimi i aplikacionit për konkurrim
- Vërtetimin e ATK që nuk posedon borxhe tatimore
Kriteret e vlerësimit janë:
- Rritja e numrit i punëtorëve 30 %
- Rritja e shumës së qarkullimit 30 %
- Kohëzgjatja e të bërit biznes 20 %
- Kreativiteti i biznesit 20 %
Aplikimi: Formulari për aplikim mund të merret në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ose mund të shkarkohet: Aplikacioni derisa të gjitha të interesuarat mund të konkurrojnë përmes e-mail adresës: flamur.lajci@rks-gov.net
Për sqarime mund të drejtoheni në adresën Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Rruga: Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, pa Nr. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës çdo ditë pune ose në formën elektronike në: flamur.lajci@rks-gov.net