Kontrolli i Tregtisë Strategjike në Kosovë

Kërcënimi për proliferim

Ndër sfidat më të rëndësishme të sigurisë me të cilat përballen shtetet janë parandalimi i proliferimit të armëve të shkatërrimit në masë (ASHM), kontrollimi i përhapjes së armëve konvencionale dhe rregullimi i transfereve të mallrave, softuerëve dhe teknologjive që mund të përdoren për ASHM ose qëllime ushtarake. Përballimi i këtyre sfidave në mënyrë efektive është kritik për mbrojtjen e sigurisë shtetërore të një shteti, politikës së jashtme, zotimeve ndërkombëtare, popullsisë, mjedisit, aleatëve dhe shteteve miqësore.

ASHM-të janë armë që mund të shkaktojnë dëme në nivel të gjerë për jetën njerëzore dhe shtazore, infrastrukturën dhe mjedisin dhe të shkaktojnë terror brenda popullatës. Llojet kryesore të ASHM-ve janë armët bërthamore dhe radiologjike, armët biologjike dhe armët kimike.

Mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare, standardeve dhe normave që qeverisin mosproliferimin e ASHM-ve, mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Kosovës, ndërsa transferimi i parregulluar i armëve konvencionale mund të çojë në fuqizimin e kundërshtarëve, kërcënimeve ndaj sigurisë shtetërore dhe rajonale, grumbullim destabilizues të armëve dhe forcimin e organizatave kriminale dhe grupeve terroriste.

Shumë artikuj që mund të përdoren në zhvillimin e ASHM-ve dhe armëve konvencionale dhe për përmirësimin e programeve ushtarake, kanë aplikime paqësore. Këta janë “artikujt me përdorim të dyfishtë” – mallrat, softuerët dhe teknologjitë që normalisht përdoren për qëllime civile, tregtare, por gjithashtu mund të përdoren për ASHM ose për qëllime ushtarake.

Bashkësia ndërkombëtare i është përgjigjur sfidave të proliferimit të ASHM-ve dhe armëve duke u bërë thirrje shteteve që ta menaxhojnë dhe ta kontrollojnë tregtinë në artikuj ushtarak dhe me përdorim të dyfishtë, të cilat quhen “mallra strategjike”.

Rregullimi i Tregtisë Strategjike në Kosovë

Ligji Nr. 04-L-198 për Tregtinë me Mallra Strategjike e krijon një sistem të kontrollit të tregtisë strategjike në Kosovë. Ai bazohet në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira dhe është konsistent me Rezolutat e KS të OKB-së, traktatet ndërkombëtare, dhe parimet ligjore të BE-së.

Rregulloret dhe udhëzimet administrative e plotësojnë ligjin. Për më shumë informata, shihni Legjislacioni i Kontrollit të Tregtisë Strategjike në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është institucioni udhëheqës përgjegjës për kontrollin e tregtisë strategjike në Kosovë. Ajo shërben si organ administrativ për Komisionin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike i cili merr vendime të rëndësishme në lidhje me licencimin e mallrave strategjike dhe zbatimin e ligjit dhe të rregulloreve.

Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike (DKTMS) është organi ekzekutiv i Ministrisë i cili i implementon përgjegjësitë e Ministrisë strategjike për kontroll të për kontrollin e tregtisë strategjike. Ai mbikëqyrë implementimin e sistemit të licencimit, verifikon pajtueshmërinë me ligjin dhe i jep informata industrisë. Kliko këtu për informacione se si ta kontaktoni DKTMS.

Për më shumë informata për elementet e sistemit të kontrollit të tregtisë strategjike të Kosovës, ju lutemi shikoni po poshtë:

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors