Kur ju duhet licenca për të tregtuar me mallra ose për të ofruar shërbime?

Kur ju duhet licenca për të tregtuar me mallra ose për të ofruar shërbime?

Licenca është e nevojshme për të eksportuar, importuar, tranzituar ose trans-ngarkuar mallra strategjike ose për t’i rieksportuar ose ri-transferuar ato jashtë territorit.

Licenca gjithashtu mund të jetë e nevojshme për të ofruar shërbime si brokerimi, transportimi dhe asistenca teknike.

Listat Shtetërore e Kontrollit të Mallrave Strategjike i përmbajnë artikujt ushtarak dhe me përdorim të dyfishtë që i nënshtrohen kontrollit. Listat përfshijnë artikujt apo sistemet e përfunduara, materialet e papërpunuara, komponentët, softuerin dhe teknologjinë. Shembujt janë:

  • armët, municioni dhe eksplozivët
  • Mallrat, teknologjia, softueri ose komponentët e dizajnuar ose të modifikuar për përdorim ushtarak (siç janë automjetet, avionët, mjetet detare, pajisjet e imazhimit, pajisjet mbrojtëse të blinduara, teknologjia kriptografike dhe materialet e trajnimit për një sistem të armëve)
  • Mallrat me dy përdorime, teknologji, softuerë, dokumente dhe skema që plotësojnë disa standarde teknike dhe mund të përdoren për qëllime ushtarake ose civile (të tilla si materialet nukleare, agjentët kimikë, elektronika, pajisjet kompjuterike dhe telekomunikuese, sensorët, lazerët, pajisjet e navigimit dhe avionikës, teknologjia detare dhe teknologjia e hapësirës ajrore)

Kliko këtu [Vini re: kjo duhet të lidhet me faqen ‘Si t’i klasifikoni produktet’] për informata mbi mënyrën e klasifikimit të mallrave kundruall Listave Shtetërore të Kontrollit.

Licenca kërkohet për t’i transportuar artikujt fizik përtej kufirit dhe gjithashtu për transmetimin e softuerit ose të teknologjisë përmes mediave elektronike, duke përfshirë faksin, telefonin, postën elektronike ose çdo pajisje tjetër elektronike ose personalisht, ku destinacioni është jashtë Republikës së Kosovës.

Shpalosja ose transferimi i të dhënave teknike, personalisht ose me faks, telefon, email, ose me pajisje tjera elektronike, tek një person i huaj, qoftë në Kosovë apo jashtë vendit, gjithashtu kërkon licencë.

Teknologjia është informacioni specifik i nevojshëm për zhvillimin,  prodhimin  ose përdorimin e mallrave strategjike. Ky informacion ka formën e “të dhënat teknike” ose “asistencë teknike”.

Të dhënat teknike janë skicat, planet, diagramet, modelet, formulat, projektet dhe specifikat inxhinierie, doracakët dhe udhëzuesit (e shkruar ose të regjistruar – përfshirë softuerët), si dhe çdo media tjetër apo pajisje të tilla sikur, disqet, shiritat dhe memoriet vetëm të lexueshme.

 

Asistenca teknike është çdo mbështetje teknike që ka të bëjë me riparimin, zhvillimin, prodhimin, montimin, testimin ose mirëmbajtjen e mallrave strategjike  si  dhe  çdo  shërbim tjetër teknik në formë të udhëzuesit të shkruar apo verbal, trajnim dhe bartje e njohurive ose shkathtësive të punës ose shërbime tjera konsultative, duke përfshirë transferimin e të dhënave teknike. Asistenca teknike konsiderohet si “shërbim i ndërlidhur”. Kontrolli i asistencës teknike nuk zbatohet ndaj informatave publike, ndaj kërkimeve shkencore bazike ose ndaj informacioneve minimale të nevojshme në aplikacionet për patentim.

Licenca mund të kërkohet për eksportin dhe tranzitimin e artikujve të palistuar nëse ato kanë ose mund ta kenë për synim përdorimin e ndërlidhura me armët e shkatërrimit në masë (ASHM), për mjetet e tyre të dërgimit ose për përdorim përfundimtar ushtarak në një destinacion që është nën embargo. Për më shumë informata, ju lutemi shikoni Udhëzuesi për Kontrollet ‘Catch-All’.

Nëse po eksportoni mallra që janë marrë drejtpërdrejt nga vendi juaj i punës nga klienti juaj, udhëzoni ata që të kontrollojnë nëse kanë nevojë për leje eksporti. Është gjithashtu përgjegjësia juaj që të tregoni qartë në dokumentet komerciale që lidhen me transferimet e brendshme të mallrave strategjike të prodhuara në Kosovë se ato mallra u nënshtrohen kontrolleve nëse eksportohen nga Kosova. Dokumentet relevante komerciale përfshijnë kontratën e shitjes, konfirmim të porosisë, faturë ose fletë-dërgesë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors