Vesel KRASNIQI
Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
U lind më 03.03.1973, në fshatin Banjë, Komuna e Malishevës.
Shkollimin fillor e mbaroi në shkollën "Naim Frashëri" në vitin 1988, ndërkaq shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën "Avdyl Frashëri" në Malishevë, në vitin 1992.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Kolegjin e Biznesit në Prishtinë, drejtimi Financat Publike, në vitin 2012.
Përvoja e punës:
Nga 01.09.2000-01.09.2001 Zyrtar i Turizmit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës;
Nga 01.06.2003-09.11.2005 Shef i Inspektoratit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës;
Nga 09.11.2005-21.01.2008 Shef i Thesarit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Malishevës;
Nga 21.01.2008-29.09.2017 Drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa.
Nga tetori 2017 deri në shkurt 2020 Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Nga 4 qershori u emërua si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Është i martuar dhe ka tre (3) fëmijë.
