7. Pagesa e Tatimeve

Ky indikator trajton tatimet dhe kontributet e detyrueshme që një kompani e mesme duhet të paguajë ose ti mbajë gjatë një viti të caktuar, si dhe mat barrën administrative në pagesën e tatimeve dhe kontributeve. Raundi i fundit i mbledhjes së të dhënave për projektin ka përfunduar më 30 qershor 2017 që mbulon vitin 2016 sa i përket indikatorit të pagesës së tatimeve (1 janar 2016 – 31 dhjetor 2016).

Vitin e kaluar (Të Bërit Biznes 2017) shtrirja e mbledhjes së të dhënave u zgjerua për të kuptuar më mirë mjedisin e përgjithshëm tatimor në një ekonomi. Pyetësori u zgjerua për të përfshirë pyetje të reja në proceset pas deklarimit: rimbursimi i TVSH-së dhe auditimi i tatimeve. Të dhënat tregojnë se aty ku proceset dhe praktikat e pas deklarimit funksionojnë në mënyrë efikase dhe se çka vë në lëvizje dallimet në koston e përgjithshme të pajtueshmërisë tatimore në ekonomi. Seksioni i ri mbulon kornizën ligjore dhe barrën administrative të bizneseve për pajtueshmëri me proceset e pas deklarimit.

7. TBB 2018 Udhëzues Analitik – Pagesa e Tatimeve

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors