Ky indikator regjistron kohën dhe koston e lidhur me procesin logjistik të eksportit dhe importit të mallrave. Të Bërit Biznes mat kohën dhe koston (duke përjashtuar tarifat) lidhur me tri grupe të procedurave – pajtueshmëria dokumentare, pajtueshmëria kufitare dhe transporti vendor – brenda procesit të përgjithshëm të eksportit ose importit të një dërgese mallrash. Raundi më i fundit i mbledhjes së të dhënave për projektin ka përfunduar në Qershor 2017. Duke pasur parasysh rëndësinë e digjitalizimit të tregtisë, në Të Bërit Biznes 2018, pyetësori i Tregtisë përtej kufijve ka përfshirë pyetjet e hulumtimit mbi disponueshmërinë dhe statusin e zbatimit të sistemeve të shkëmbimit elektronik të të dhënave (EDI) dhe sistemeve me një sportel të vetëm (SV). Me këto informata, Të Bërit Biznes ka krijuar një skemë të dhënash gjithëpërfshirëse mbi adoptimin dhe nivelin e sofistikimit të platformave elektronike në 190 ekonomi. Këto të dhëna nuk përdoren për të llogaritur distancën me rezultatet më të larta ose rangimin në lehtësinë e të bërit biznes.