Agjencia e Metrologjisë së Kosovës organizoi sot konferencë për Ditën Botërore të Metrologjisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në mbështetje të projektit të BE-së “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, organizoi sot konferencë me rastin e Ditës Botërore të Metrologjisë me temën: “Roli i Metrologjisë në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit me BE-në dhe arritjet në Metrologji”.

Zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati, falënderoi të pranishmit dhe stafin e projektit për mbështetje, arritjet për komponentin e Metrologjisë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Zyrës së BE-së për Kosovë, ekspertët kryesorë për Metrologji, projekti LLM-së, etj. Ai në fjalën e tij, tha se ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës me politikat e tyre dhe objektivat e ndërtimit të sistemit Metrologjisë, synojnë që të sigurojnë shërbime metrologjike sa më profesionale dhe cilësore, në kuadër të laboratorëve ekzistues, të cilët janë nën menaxhimin e AMK-së. Ndër të tjera thekosi se “Metrologjia – shkenca e matjeve, është njëra ndër shtyllat kryesore të sistemit të cilësisë së çdo vendi, së bashku me standardizimin dhe akreditimin dhe padyshim se roli i saj në ekonomi dhe shoqëri është i një rëndësie primare”. Po ashtu, ai potencoi se sistemi i Metrologjisë është elementi kyç për infrastrukturën e cilësisë së një vendi, për mbrojtjen e tregut të brendshëm nga importet e cilësisë së ulët, ndihmon edhe në zhvillimin e sektorit të prodhimit të pajisjeve të matjeve dhe prodhimtarisë në përgjithësi. Gjithashtu, është thelbësore në marrëdhëniet tregtare dhe proceset e ngjashme të OBT-së, për lëvizjen e lirë të mallrave në raport me BE-në dhe vendet tjera të botës, ku lëvizja e lirë e mallrave do të mund të arrihej vetëm duke eleminuar masat që kufizojnë tregtinë, jo vetëm detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore, por të gjitha masat me efekt të barasvlershëm për lëvizjen e lirë të mallrave. Kjo imponon ekzistencën e një kuadri të përbashkët legjislativ që do të siguronte qarkullimin e mallrave pa kufizim mes vendeve. Kjo do të thotë se infrastruktura e cilësisë duhet t’u nënshtrohet disa rregullave të vendosura në nivel europian dhe ndërkombëtar. Z.ministri Kastrati thekosoi se në shumë vende sistemet e avancuara të matjeve janë një prej forcave shtytëse për industritë prodhuese dhe shumë ambiente testimi përdoren për zhvillimin e produkteve të reja. Me qëllim që Kosova të jetë një vend i suksesshëm në zhvillimin dhe përkrahjen e bizneseve që do të mund të jenë konkurrente në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, ka nevojë që të ketë një sistem Metrologjie, të njohur në nivel ndërkombëtar. Metrologjia në Kosovë duhet të jetë në nivelin e duhur konform kërkesave dhe standardeve të BE-së, andaj edhe ka nevojë për mbështetje për sigurimin e infrastruktures së nevojshme metrologjike sikur që është (sigurimi i hapësirave të përshtatshme dhe krijimi i laboratorëve të rinj) ku do të zbatohej një sistem i mirëfilltë i Metrologjisë në Kosovë, i cili do të jetë në nivel me vendet e rajonit dhe të Evropës. Z.Kastrati tha se, Metrologjia ka si mision të saj sigurimin e shërbimeve që garantojnë se pajisjet e përdorura në testime kryejnë matje të sakta. Metrologjia është infrastruktura bazë për menaxhimin e cilësisë së çdo vendi, e cila është e nevojshme për zhvillimin e teknologjisë, prodhimtarisë, shërbimet dhe tregtinë. Sistemi metrologjik i Kosovës është pjesë e infrastrukturës kombëtare teknike të cilësisë. Cilësia e shërbimeve metrologjike të konfirmuara me anë të akreditimit është baza për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve kosovare. Në fund, theksoi së në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova do të marrë masat e nevojshme në mënyrë që gradualisht të arrijë përputhshmërinë me legjislacionin horizontal dhe sektorial të BE-së për sigurinë e produktit dhe të sjellë infrastrukturën e cilësisë, siç janë procedurat evropiane të standardizimit, metrologjisë, akreditimit dhe vlerësimit të konformitetit

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors