ANIBAR e vendos Pejën në hartën botërore të animacionit

Prishtinë,
31/03/2026

Gjatë takimit me Vullnet Sanaja, Arba Hatashi, Fëllanza Taraku dhe Edvin Susuri, u theksua se ANIBAR është një histori suksesi që e ka vendosur Pejë në hartën botërore të animacionit, duke e kthyer qytetin në një hapësirë të hapur të kreativitetit ku tradita dhe talenti ndërthuren me një frymë progresive.

U bë e ditur se për një javë rresht, Peja shndërrohet në një qendër të ideve dhe kreativitetit, ku të rinj nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës marrin pjesë në aktivitete të shumta, përfshirë punëtori, diskutime dhe shfaqje filmash, me pjesëmarrje nga mbi 20 shtete.

Në takim u vlerësua se ANIBAR përfaqëson një urë mes asaj që është dhe asaj që mund të bëhet, duke krijuar hapësira për të rinjtë që të shprehin talentin e tyre, të eksperimentojnë dhe të lidhen me botën.

Po ashtu, u theksua se ky festival jo vetëm që i jep gjallëri qytetit, por kontribuon edhe në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e industrisë kreative, duke dëshmuar se investimi në të rinjtë mbetet një ndër prioritetet kryesore.

Ministrja Kusari-Lila ritheksoi mbështetjen e institucioneve për të rinjtë dhe talentin e tyre, përmes Fondit të inovacionit dhe mekanizmave të tjerë që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin e sektorit kreativ në Kosovë.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors