Me datë 21.03.2025, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), e përfaqësuar nga U.D Drejtore Ekzekutive znj. Lebibe Haliti dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), përfaqësuar nga z. Ahmet Ismaili, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të shkëmbyer të dhënat mbi bizneset, veçanarisht ato që janë në pronësi ose bashkëpronësi të grave, si dhe janë nënshkruar solemnisht Letrat e Qëllimit nga institucionet që do të mbështesin me aktivitete konkrete këtë nismë, për një gjithëpërfshirje dhe ndikim sa më domethënës në financa dhe ekonomi.
Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të politikave dhe iniciativave më gjithëpërfshirëse në fushën e zhvillimit ekonomik dhe barazisë gjinore në ndërmarrje.