Kryeministri i Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2014, e ka emëruar ushtrues detyre të Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, z. Avni Kastrati, pas dorëheqjes së ministrit të MTI-së, Bernard Nikaj.
Z. Kastrati, në mars të këtij viti, është emëruar në postin zëvendësministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.