Bisedimet në Vjenë për njohjen reciproke të certifikatave ADR përfunduan pa rezultate

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami së bashku me ekipin profesional moren pjesë sot në takimin e ftuar nga BE-ja në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR. Ky takim u mbajt në Vjenë dhe ka zgjatur gjatë tërë ditës duke filluar nga mengjesi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlenë të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal me gjithë atë këto bisedime nuk dhanë rezultate. Takimi i radhës për këtë çështje do të mbahet së shpejti dhe për këtë do të presim derisa BE do të ftojë takimin e ri. Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme që bazohet në njohjen reciproke të certfikatave të ADR-së mes dy shteteve dhe angazhimet tona për zgjidhje me dialog vazhdojnë, mirëpo bëjmë me dije që masat e reciprocitetit mbeten në fuqi derisa të arrihet marrëveshja në fjalë. Delegacioni kishte në përbërje edhe znj. Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, udhëheqës i Sektorit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors