Dhjetë biznese vendore nga sektori i TIK dhe metal përpunimit, po marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë Hannover

Në kuadër të këtij panairi, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA) organizoi sesionin informues me bizneset vendore, nga diaspora dhe biznese ndërkombëtare.

Në këtë sesion, morën pjesë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, Ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti, Shefi i Stafit të kabinetit MINT z. Kushtrim Dakaj, U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-së, z. Zef Dedaj dhe pjestarë të tjerë të kabinetit qeveritarë.

Me këtë rast bizneset u njoftuan për zhvillimin ekonomik, demokratik, stabilitetin institucional dhe progresin e arritur në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe rritjen e mbrojtjen e investimeve në vendin tonë.

Bizneset vendore dhe ato nga diaspora mirëpritën dhe vlerësuan bashkëbisedimin e afërt me Kryeministrin Kurti dhe Ministren Hajdari, të cilët ofruan mbështetjen për bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe bizneseve me synimin e përbashkët për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Sesioni vazhdoi me takime frytëdhënëse B2B, me pjesëmarrje prej rreth 70 bizneseve, me qëllim krijimin e lidhjeve dhe partneriteteve me rritje të investimeve dhe eksporteve.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors