Diskutimi lidhur me Projektligjit për Inspektime

Në bashkëpunim nëmes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe asociacionit të Komunave të Kosovës është mbajtur puëntoria për të diskutuar lidhur me Projektligjit për Inspektime.

Në këtë punëtori merrnin pejsë zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësues të asociacionit të Komunave dhe Drejtor të Drejtorive të Inspektimeve të nivelit lokal. Rexhep Bllaca, u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm, në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si bartëse e këtij projekti legjislativ shkurtimisht të paraqiti qëllimin, rëndësinë, fushën e rregullimit dhe arsyet për nxjerrjen e Projektligji për Inspektime. Ai potencoi se synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është procedimi i përshpejtuar i pakos legjislative dhe reformës administrative në funksion të përmirësimit të ambientit biznesor dhe në fushën e inspektimeve. Me këtë projektligj do të vendosen parimet dhe procedurat bazike që lidhen me inspektimet dhe ligjet tjera sa i përket cështjeve dhe procedurave të inspektimeve të cilat, zbatohen deri në masën sa nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, dhe çështjet procedurale të cilat nuk janë të rregulluara me këtë ligj i nënshtrohen ligjit që rregullon procedurën e përgjithshme administrative. Duke u bazuar në faktin se politika e Qeverisë është e bazuar në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë reformat e tilla duhet të fokusohen në reduktimin e inspektimeve që aplikohen në të gjithë territorin e Kosovës ashtu që të mbeten vetëm ato inspektime bazike të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin. Mbrojtja e shëndetit publik, sigurisë publike dhe mjedisit është kriteri më i rëndësishëm për vlerësimin e nevojës për kryerjen e një inspektimi të caktuar, pasi që vetëm përmes mbrojtjes së këtyre interesave themelore publike mund të arsyetohet ekzistenca e shumicës së masave rregullatore (dhe inspektimeve në veçanti). Me këtë Projektligj do të përcaktohet roli i inspektimeve, të drejtat dhe detyrat e inspektoreve, kufizimet gjatë inspektimeve, autorizimet e inspektorëve, llojet e inspektimeve, koha dhe kriteret e inspektimit, vlerësimi i riskut me rastin e inspektimit dhe përcaktohen procedurat inspektuese, që janë në përputhje me standardet ndërkombëyare dhe evropiane. Ky projektligj vlen për të gjitah inspektoratet qoft të nivelit qendror apo lokal dhe nuk afekton kompetencat e komunave sa i përket inspektimeve në nivelin lokal. Ky projektligj është shumë i rëndësishëm për arsye se ndimon reformimin e sistemit të inspektimeve në Kosovë dhe është një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të barrierave rregullative me të cilat ballafaqohen bizneset private dhe përmirësimit të mjedisit afarist në përgjithësi, Nga të pranishmit u paraqiten sygjerime dhe vërejtje në disa pika të projektligjit, të cilat do ta begatojnë përmbajtjen e porjektligjit dhe do ta mbajnë më funksional dhe të zbatueshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors