Dje në lokalet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli dhe z.Gashper Jezh, Drejtor i Qendrë

Dje në lokalet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli dhe z.Gashper Jezh, Drejtor i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Kooperim të Sllovenisë, për donacionin që i ka ofruar MTI-së, në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Ky donacion i dedikohet Laboratorit për Kërkim të Materialeve, në Shtime, i cili shërben për kërkimet makro dhe mikroskopike të metaleve, si dhe analizën kualitative dhe kuantitative të materialeve.

Ministri Bujar Dugolli e falënderoi z.Jezh për donacionin e ofruar dhe për kontributin që ka dhënë dhe po jep Sllovenia për Kosovën. Njëkohësisht, ministri Dugolli  premtoi  se do të ndiqet rruga e bashkëpunimit në mes të dy vendeve edhe në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors