Fillon zbatimi i Politikës Industriale 2030, MINT/KIESA ndan skemën e parë mbështetëse të granteve për certifikimin e produkteve për bizneset kosovare, në vlerë prej 400.000.00 EUR

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka filluar zbatimin e Politikës Industriale sipas analizës së përformancës industriale dhe studimeve të zingjirëve të vlerës për zhvillim industrial, duke mbështetur bizneset për certifikimin e produkteve që kanë për qëllim eksportin përmes skemës financiare të granteve.

Në fazën e parë të kësaj skeme përfituan gjithësej 10 biznese derisa vlera e granteve të dhëna është 400.000.00 EUR.

Nga marrëveshjet e nënshkruara përmes kësaj skeme bizneset do të përfitojnë menjëherë 80% të mjeteve, derisa pjesa tjetër prej 20% do të realizohet atëherë kur bizneset të përfundojnë procesin e certifikimit të produkteve për eksport.

Grantet u nënshkruan nga sekretari i MINT, z. Daut Latifaj, ndërkaq për një fjalë rasti Ministrja znj. Rozeta Hajdari para përfaqësuesve të bizneseve tha se Politika Industriale, zbatimi i së cilës po nis suksesshëm, ka krijuar një momentum të ri për bizneset tona, duke i përgatitur prodhimet vendore për tregun ndërkombëtar.

“Vitin e ardhshëm planifikohet që vlera e granteve vetëm për certifikim të jetë mbi 1 milionë euro.

Në kuadër të Politikës Industriale, bizneset do të bëhen të konkurrueshme në tregun rajonal dhe ndërkombëtar dhe do të jenë shtytës kryesor i zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor për Republikën tonë”, theksoi Ministrja Hajdari.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors