Forcim i partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar për zhvillim dhe investime

Prishtinë,
01/04/2026

U fokusuam në nxitjen e mundësive të reja ekonomike dhe në rritjen e besimit të diasporës për të investuar në atdhe, duke e pozicionuar Kosovën si destinacion konkurrues për industri dhe ndërmarrësi.

E njoftova Ambasadorin Hargreaves, për zhvillimin e 12 zonave industriale të gjelbërta, që do të ofrojnë kosto të ulëta operimi, qira afatgjata dhe shërbime të integruara, përfshirë partneritetet publiko-private dhe infrastrukturën moderne. Në fokus mbeten investimet dhe politkat tona në efikasitet energjetik, energji të ripërtëritshme dhe menaxhim të qëndrueshëm të ujit, në përputhje me standardet e BE-së dhe përgatitjet për CBAM 2027.

Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin e kornizës ligjore dhe rregullatore, si dhe për adresimin e sfidave të tregut dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.

Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar shtrihet në sektorë kyç si energjia, minierat, teknologjia dhe mbrojtja, me synim tërheqjen e investimeve dhe zgjerimin e mundësive për produktet kosovare.

Kosova mbetet e hapur për investime, e përkushtuar ndaj reformave dhe e gatshme për një të ardhme ekonomike të qëndrueshme me partnerët ndërkombëtarë.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors