FTESË PËR BASHKËPUNIM

Bëhu pjesë e fushatës “DHURO MADE IN KOSOVA”.

Këtë fundvit, dhuro produkte vendore.

Mbështet bizneset tona. Zgjidh Made in Kosova!

Sezoni i festave po afron dhe bashkë me të rritet edhe kërkesa për dhurata, produkte dhe oferta promocionale. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u dhënë më shumë hapësirë produkteve vendore dhe për të mbështetur bizneset që prodhojnë në Kosovë.

Për këtë arsye, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Dhuro Made in Kosova”, një nismë e përbashkët që synon të rrisë promovimin, shitjen dhe konsumin e produkteve vendore gjatë festave të fundvitit.

Synimi ynë është i përbashkët: më shumë produkte vendore të promovuara, më shumë biznese të mbështetura dhe më shumë konsumatorë që zgjedhin prodhimet tona.

Përmes kësaj fushate, synojmë të bashkojmë platformat online të cilat operojnë në Kosovë, duke krijuar një hapësirë të përbashkët promovimi dhe duke shfrytëzuar fuqinë e kanaleve digjitale për t’i afruar produktet vendore me konsumatorët.

Ftojmë platformën tuaj të bëhet pjesë e kësaj nisme!

Kontributi juaj do të ndihmojë në rritjen e dukshmërisë së produkteve vendore, zgjerimin e mundësive të shitjes dhe krijimin e një kulture të konsumit që vlerëson prodhimin vendor.

Si të bëheni pjesë e fushatës?

Platformat e interesuara mund ta shprehin gatishmërinë për bashkëpunim përmes emailit në adresën dhuro.mik@rks-gov.net duke specifikuar emrin e platformës dhe personin kontaktues.

Për informata shtesë dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, mund të na kontaktoni në të njëjtën adresë.

Këtë fundvit, zgjedhja jonë mund të bëjë ndryshimin!

Bashkojmë forcat për më shumë produkte vendore në treg, më shumë mbështetje për prodhuesit tanë dhe më shumë Made in Kosova në çdo shtëpi.

DHURO MADE IN KOSOVA – Dhuro vendore, mbështet ekonominë tonë!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors