Të gjitha bizneset vendore, prodhuesit dhe ndërmarrësit ftohen të bëhen pjesë e kampanjës “Dhuro Made in Kosova”, e cila synon promovimin e produkteve vendore, rritjen e dukshmërisë së prodhuesve kosovarë dhe krijimin e mundësive të reja për shitjen e produkteve të tyre.
Përmes kësaj kampanje, bizneset do të kenë mundësi t’i promovojnë dhe shesin produktet e tyre në tri platformat online partnere: Gjirafa, Foleja dhe Shopaz.
Promovimi i produkteve në këto tri platforma ofrohet pa asnjë kosto për bizneset pjesëmarrëse, si kontribut i platformave partnere në mbështetje të prodhimit vendor dhe bizneseve kosovare.
Si të bëheni pjesë e kampanjës?
- Dërgoni aplikimin tuaj në adresën elektronike: dhuro.mik@rks-gov.net.
- Pas aplikimit, do të pranoni udhëzimet dhe hapat që duhet të ndiqni për t’u bërë pjesë e kampanjës.
- Përzgjidhni njërën apo më shumë nga platformat partnere: Gjirafa, Foleja dhe Shopaz.
Ftojmë bizneset vendore që t’i bashkohen kësaj nisme dhe së bashku t’u japim më shumë hapësirë, dukshmëri dhe vlerë produkteve të prodhuara në Kosovë.
Dhuro Made in Kosova – produktet tona, krenaria jonë!