Prishtinë, 04/05/2026
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësuese të institucioneve dhe organizatave që veprojnë në fushën e fuqizimit ekonomik të grave, ku u diskutuan mekanizmat konkretë për avancimin e agjendës ekonomike të grave në Kosovë.
Në këtë takim morën pjesë Linda Shala dhe Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, Vlora Tuzi Nushi nga UN Women, Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave, si dhe përfaqësuese nga Zyra për Barazi Gjinore, përfshirë Shpresa Zariqi dhe Adelina Kajtazi.
Gjatë diskutimit u theksua se fuqizimi ekonomik i grave mbetet prioritet, përmes mbështetjes së ndërmarrësisë, rritjes së qasjes në financa dhe hartimit të politikave gjithëpërfshirëse që adresojnë sfidat reale me të cilat përballen gratë në biznes.
Po ashtu, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe partneritetit me sektorin civil dhe atë privat, si element kyç për ndërtimin e një ekosistemi më të favorshëm për gratë ndërmarrëse.







