Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë periudhës 1 janar-31 gusht 2020, janë regjistruar 6,039 biznese të reja, ndërsa 7,472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse janë shuar 800 biznese me kërkesë të tyre.
Të gjitha procedurat për regjistrimin e një biznesi, kryhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare.
Numri total i lëndëve të procesuara gjatë kësaj periudhe është 14,311 lëndë, ku prej tyre kanë qenë:
- Në kategorinë Biznes individual janë regjistruar 2,481 biznese;
- Në kategorinë Ndryshim në biznes janë bërë ndryshime në 3,379 biznese;
- Në kategorinë Shuarje e biznesit, me kërkesë të bizneseve, janë shuar 722 biznese individuale;
- Në kategorinë Ortakëri e Përgjithshme janë regjistruar 3 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 57 biznese, kurse shuarje kanë qenë 6;
- Në kategorinë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 3,517 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 3,883 biznese dhe 67 shuarje;
- Në kategorinë Shoqëri Aksionare janë regjistruara 4 biznese, ndryshime janë bërë në 97 biznese, ndërsa shuarje nuk ka pasur;
- Në kategorinë Kompani të Huaja-dega në Kosovë janë regjistruar 30 biznese dhe ndryshime janë bërë në 56 biznese, kurse janë shuar 5 biznese;
- Në kategorinë Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 3 biznese;
- Në kategorinë Zyre Përfaqësuese në Kosovë është regjistruar 1 biznes.
Nga 11 shkurti i vitit 2019 është në funksion Sistemi i regjistrimit elektronik, që është aktiv 24 orë, i cili ka mundësuar shkurtimin dhe thjeshtëzimin e proceduarve dhe njëkohësisht bizneseve fillestare iu ka mundësuar regjistrimin pa shpenzime. Përmes këtij sistemi kryhen edhe shërbimeve tjera të cilat ofrohen nga ARBK-ja.
Në ARBK, një biznes tashmë regjistrohet për më pak se dy ditë, në “Qendrën për Shërbim të Bizneseve”, e cila funksionon në kuadër të ARBK-së dhe në qendrat komunale të regjistrimit “One Stop Shop”, ku është shkurtuar koha e regjistrimit të një biznesi.
Po ashtu regjistrimi dhe shuarja e biznesit bëhen pa pagesë.