Inaugurohet Parku Industrial në Budrikë të Vitisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, Deputetët Mirlinda Tishukaj Sadiku dhe Njazi Isaku, Zëvendësministrat Mentor Arifaj dhe Imri Demelezi, Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe përfaqësues tjerë, kanë inauguruar sot Parkun Industrial në Budrikë të Vitisë.

Kryeministri Kurti, tha se Parku Industrial i sapo ndërtuar në hapësirën prej 15.50 ha të komunës se Vitisë, me investime kapitale në vlerë prej 1.7 milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), do të jap një kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.

'' Ky park industrial do të mbështes investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve tona, nga diaspora dhe te huaja; nxitjen e veprimtarisë prodhuese dhe përpunuese me teknologji te përparuar, me nxitje te inovacionit dhe ofrimit të produkteve e shërbimit me vlerë të shtuar; punësimin dhe aftësimin per te rinjtë tanë; rritjen e bashkëpunimit në mes bizneseve dhe promovimin e tyre, kështu duke e zhvilluar ekosistemin inovativ dhe rritjen e konkurrueshmërisë, për më shumë eksporte dhe ulje të deficitit tregtar” tha kryeministri Kurti.

Ndërsa, ministrja Rozeta Hajdari tha se ky park pritet të popullohet me 30 biznese dhe së shpejti të shndërrohet në zonë tërheqëse për investime dhe me karakteristika miqësore për mjedisin, sipas reformës së re për zonat ekonomike, përmes Politikës Industriale 2030 dhe Ligjit të ri për Parqet Industriale dhe Parqet Teknologjike (tashmë në fuqi, nga 30 nëntori 2023).

Ajo shtoi se me buxhetin me 33 milionë euro për investime kapitale për 3 vitet në vijim, po punohet në ndërtimin dhe sjelljen në funksion të zonave ekzistuese të certifikuara në 8 komuna, si dhe identifikimin e zonave të reja në komunat tjera, me synim që të gjitha, me ndërtim e menaxhim të mirëfilltë sipas ligjit përkatës të ri, të shndërrohen në parqe efektive industriale dhe parqe efektive teknologjike, me infrastrukturë, shërbime të mëtejshme të zhvillimit të biznesit dhe lehtësira të përgjithshme për bizneset dhe punëtorët.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors