Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft – arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës

Gjatë inspektimit të sotëm, në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi.

Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë t’a bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Për ankesa/njoftime, qytetarët ftohen të raportojnë në:

Tel: 0800 11000 ose

E-mail: konsumatori@rks-gov.net

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors