Inspektorati i Tregut, po inspekton pikat e shitjes së karburanteve, në mbrojtje të konsumatorëve

Në kuadër të aktiviteteve te përditshme në mbrojtje të konsumatorëve, Inspektorati i Tregut po bën kontrolle të pikave shitëse të karburanteve të naftës, për t’u vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen në sasinë e karburanteve që paguajnë.

Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë të Metrologjisë së Kosovës, kanë vazhduar verifikimin e sasisë nëpër pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo mashtrimi që mund të bëhet me sasinë e deklaruar.

Përmes etalonëve të kalibruar, nga inxhinierët e metrologjisë, bëhen matjet e duhura me anë të të cilave vërtetohet nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë. Në rastet kur ka devijime, Inspektorati i Tregut ndërmerr masat e duhura ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë mashtruar konsumatorët.

Inspektorati i Tregut, do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin.

Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:

Tel: 0800 11000 ose

E-mail: konsumatori@rks-gov.net

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja, do të shqyrtohen me kujdes.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

#Inspektorati

#MbrojtjaeKonsumatorit

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors