Integriteti institucional është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i publikut te shteti dhe te qeverisja e mirë

Grupi Punues i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) është duke punuar intensivisht për hartimin e Planit të Integritetit 2027–2029 të MINTI-t, sipas afateve dhe metodologjisë së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Në këtë dokument trevjeçar do të identifikohen fushat e rreziqeve, ku do të përcaktohen masat parandaluese dhe monitoruese për eleminimin e këtyre rreziqeve, në mënyrë që të garantohet funksionim i plotë ligjor në të gjitha fushat, që janë pjesë të MINTI-t.

MINTI përmes mekanizmave, që do t’i parasheh në këtë plan, synon ta rrisë transparencën dhe llogaridhënien publike, duke rritur kështu besueshmërinë e qytetarëve ndaj punës së institucionit. Njëkohësisht këto masa do të kenë ndikim edhe në forcimin e integritetit institucional të ministrisë.

MINTI, duke i paraparë masat e qarta parandaluese dhe monitoruese të rreziqeve, mbetet e përkushtuar për garantimin dhe funksionimin efikas të institucionit, ku qëllim i përhershëm është shërbimi ndaj qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors