Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim pronarin e grupit “Wagner Health & Care” Dr. Stephan Wagner dhe Dr. Driton Ukmata.
Ky grup ka shprehur interesim për të investuar në Kosovë në fushën e shëndetësisë. Në këtë takim investitorët informuan ministren Bajrami rreth objektivave dhe ecurinë e planit për fillimin e implementimit të projektit të tyre. Në anën tjetër, Ministrja Bajrami, ofroj ndihmën e saj dhe të Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve të përshtatshme për investime dhe të bërit biznes në vend. Investitorët u interesuan se kur fillon implementimi i Ligjit për Investime Strategjike, ata falënderuan ministren Bajrami për punën e saj dhe te Qeverisë për të përmirësuar ambientin e te bërit biznes.
