KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në forumin “Gratë në TIK”, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në mbështetje të Bankës Botërore.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, si dhe menaxheri për Kosovë i Bankës Botërore, Jan-Peter Olters, me ç’rast ministrja Bajrami foli në lidhje me aktivitetet e MTI-së, që ndërlidhen me teknologjinë informative.

Ministrja theksoi se TIK konsiderohet me të drejtë si sektor me mjaft potencial për zhvillim në vendin tonë, ndëkaq interesimi për të mbështetur fuqizimin e grave ndërmarrëse në sektorin e TIK është inkurajues.

Ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, jemi duke punuar në mënyrë konsistente që të mbështesim rritjen dhe fuqizimin e rolit të grave në ndërmarrësi, ku sektori i TIK zë vend të rëndësishëm , tha ministrja.

Ministrja Bajrami i informoi të pranishmit se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si implementuese e legjislacionit për zonat ekonomike, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve, është duke punuar të themelojë park teknologjik sipas legjislacionit të zonave ekonomike. Parku Teknologjik ka për qëllim ofrimin e infrastrukturës fizike për bizneset dhe krijimin e lehtësirave për të filluar dhe për të bërë biznes në kushte më të mira, tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore) dhe rritjen e punësimit. Në Parkun e Biznesit në Drenas, ka aktualisht një pjesëmarrje të femrave prej 9 %.

Po ashtu, në kuadër të përpjekjeve të MTI-së për mbështetjen e promovimit të bizneseve të femrave organizohet aktiviteti “Gratë në Biznes”, ndërkaq në drejtim të fuqizimit të grave ndërmarrëse, ne si Qeveri jemi shumë optimistë se reformat që po i ndërmarrim për përmirësimin e klimës së të bërit biznes do kenë ndikim edhe më të madh në arritjen e këtij synimi, tha ministrja. Ajo vazhdoi duke thënë  “Ne do të vazhdojmë që të dizajnojmë programe të tjera që ndihmojnë në rritjen e bizneseve të grave. Ajo çka është shumë e rëndësishme për avancimin e rolit të femrave në ndërmarrësi është implementimi i Aktit Evropian për Biznes të Vogël, që është dokumenti themelor i politikave të BE-së në fushën e NVM-ve. Në kuadër të këtij dokumenti është dizajnuar një indeks i veçantë që ka të bëjë me ndërmarrësinë e grave”.

Në këtë drejtim, suksesi është vërejtur dukshëm, megjithëse synimet për të ardhmen janë shumë më të larta se kaq, tha në fund ministrja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors