Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me ç‘rast u nënshkrua edhe plotësim-ndryshimi i Marrëveshjes Për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të bëjë me prokurimin publik të shërbimeve klinike shëndetësore, të financuara me mjete publike.

Takimi u zhvillua si çdo herë në frymë shumë pozitive, me qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, përmes projekteve të reja dhe synimeve të përbashkëta që do të rrisin prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të ngjarjeve ekonomike në mes të dy vendeve, si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në vazhdimësi për procese të ndryshme në Republikën tonë.

#BashkëpunimiKosovëBritanieMadhe

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors