Në Ankara të Turqisë, në takimin e parë të Komitetit të Përbashkët Kosovë-Turqi për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, u nënshkrua vendimin i cili trajton rregullat e origjinës, kumulimin dhe metodat për bashkëpunim administrativ.
Këtë vendim e nënshkruan drejtoresha e Departamentit të Tregtisë së Kosovës, Sytrime Dervisholli dhe drejtori i përgjithshëm për Marrëveshje Ndërkombëtare dhe Çështje të BE-së i Turqisë, Husnu Dilemre.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e eksportit të produkteve kosovare në drejtim të tregut të Turqisë si dhe rritja e investimeve të Turqisë në Kosovë.
