Rritja impresionuese prej 50 % e numrit të vizitorëve në Kosovë në janar të vitit 2024 është një shenjë e qartë për potencialin e zhvillimit të turizmit në vend.
Me 77,295 vizitorë në total, prej të cilëve 42.1% ishin vendorë dhe 57.8% ishin të jashtëm, Kosova po bëhet gjithnjë e më e pëlqyeshme si destinacion turistik.
Në veçanti, rritja e vizitorëve të jashtëm për 61% ose 44,718 vizitorë në janar 2024, krahasuar me muajin janar të vitit 2023 kur kishim 27.456 vizitorë, është një lajm i mirë për industrinë turistike të vendit.
Vizitorët më të shumtë ishin nga vendet si Shqipëria, Zvicra, Gjermania, dhe Turqia, tregues i interesit të tyre për të eksploruar bukuritë dhe kulturën e Kosovës.
Numri i net-qëndrimeve, duke shkuar në 152,051 në janar 2024, poashtu tregon se vizitorët po qëndrojnë më gjatë se në të kaluarën, duke përmirësuar ndjeshëm kontributin e tyre në ekonominë lokale.
#kosova #turizmiikosovës #visitkosova #kosovaadventure #BeautifulKOSOVA




